Babai i shefit të Krimeve Shkodër: Nuk kemi konflikte me njeri, ka ndodhur për shkak të detyrës së djalit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.01.2023, 09:44

Pëllumb Shpatit, shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër i është vendosur sot një sasi lënde plasëse, tritol para banesës në lagjen Dobraç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50, ku persona të paidentifikuar, kanë vendosur një sasi lënde plasëse, përpara banesës së Shpatit.

Ndërkohë babai i shefit të krimeve Gjergji Shpati, mendon se shpërthimi i tritolit në banesë ka ardhur për shkak të detyrës së djalit pasi nuk kanë probleme me askënd, teksa thotë se ka qenë i fuqishëm dhe familjarët janë zgjuar të terrorizuar.

“Rreth orës 04:00 kam qenë në gjumë ,kam ndjerë krisëm kam dal dhe kam pare të shkatërruar të gjithën. Në banesë jetojmë 3 familje, 17 vetë në shtëpi, jemi terrorizuar. Shpërthimi ka ndodhur për shkak të detyrës së djalit, nuk kemi patur konflikte me njeri. Shpërthimi ishte i fuqishëm u dëmtuan muri, dyert , dritaret. Nuk i kam njeriu borxh, as me ka njeri borxh",- shprehet babi i Pëllumb Shopatit, Gjergj Shpati.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit