Shkodër, shefit të krimeve i vendosin tritolin para banesës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.01.2023, 08:41

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Shkodër. Rreth orës 03:50 të mëngjesit të sotëm, ka shpërthyer sasia eksploziv para banesës së shefit të krimeve Pëllumb Shpati. Si pasojë e ngjarjes janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 03:50, në lagjen Dobraç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, përpara banesës së shtetasit Pëllumb Shpati me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit