Babai dyshohet se tentoi ta vrasë djalin e tij

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.01.2023, 08:36

Një rast i rëndë ka ndodhur të entjen në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Siç njofton policia, babai ka tentuar të vras të birin duke e goditur me mjet të fortë.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 07:00 kemi marrë informatën se në fshatin Bardhosh të Prishtinës, një person i dyshuar ka goditur në kokë viktimën me një mjet të fortë dhe të njëjtit i ka shkaktuar lëndime trupore”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Lidhur me rastin, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

Ky veprim është cilësuar vrasje e rëndë në tentativë.

Po ashtu të dyshuarit i është konfiskuar një armë, derisa është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit