E premtja nis me kthjellime, parashikimi i motit për sot

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.01.2023, 07:20

Vendi sot do të vijojë nën ndikimin e motit te qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jenë dominante. Më të theksuara në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqiten zonat malore.

Do të mbetemi në kushte të kthjellime dhe vranësirave të lehta e kalimtare deri në orët e vona të natës kur pritet shpeshtim i vranësirave në vend. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por mesdita sjellë një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 14°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veri-veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit