Mashtrimi i Ramës me 470 vendet e reja të punës tek hoteli i ri në Gjirin e Lalzit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.01.2023, 20:59

Ditën e sotme kryeministri i Shqipërisë bëri një postim në rrjetet e tij sociale në lidhje me ardhjen në Shqipëri dhe fillimin nga puna të një hoteli luksoz me 5 yje. Hoteli në fjalë tashmë është ndërtuar në Gjirin e Lalzit dhe sipas Ramës pritet të fillojë nga puna në pranverë të këtij viti.

Sipas postimit propagandistik të kryeministrit, thuhet se do të punësohen 470 punonjës. Por duke qenë se hoteli sipas Ramës fillon punë në pranverë, pra vetëm pas fare pak muajsh, del që këta 470 punonjës tashmë janë përzgjedhur. Është praktikë ndërkombëtare që punonjësit e hoteleve të tilla të mëdha rekrutohen të paktën disa muaj përpara hapjes në mënyrë që gjithçka të jetë e organizuar sa më mirë.

Pyetja që shtrohet është: A keni parë ju diku këto muajt e fundit ndonjë njoftim për punë nga ky hotel në faqet shqiptare që ofrojnë punë? Pas një hulumtimi të bërë nga Joq Albania në adresat kryesore online të rekrutimit në Shqipëri, përgjatë muajve të fundit deri në ditën e sotme, rezulton se nuk ka patur dhe as nuk ka asnjë ofertë pune nga ndonjë hotel i tillë. Kjo do të thotë se mundësitë janë dy.

Ose stafi që do të punojë në këtë hotel është i huaj, pra nuk janë fare shqiptarë. Në këtë mënyrë nuk ka qenë nevoja që të bëheshin njoftime për punë në portalet shqiptare të rekrutimit të punonjësve.

Ose, e dyta, personat e përzgjedhur janë miqtë e farefisi i politikanëve “ortakë” të hotelit. Pra punët elitare dhe me paga të larta (siç mendohet se ky hotel i ofron për vetë tipologjinë e tij me 5 yje), nuk publikohen dhe mbahen të fshehta për popullin por “ruhen” për familjarët e pushtetarëve.

Cilido qoftë i saktë nga këto dy versione, nga hapja e 470 vendeve të reja të punës që thotë Rama, nuk përfiton as populli shqiptar dhe as personat e aftë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit