Aksident në Korçë/ Benzi me shpejtësi përplas një makinë dhe përfundon duke i rënë pemës

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 12.01.2023, 19:51

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Unazën e Korçës.

Referuar informacioneve të para bëhet e ditur se si pasojë e shpejtësisë së lartë një mjet tip Benz ka përplasur fillimisht një tjetër mjet dhe më pas është përplasur me pemën.

Si pasojë e aksidentit ka dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Sakaq në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat e policisë, që janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rretjaneve të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit