Pezullohet rindërtimi i shtëpive në Lezhë, familjet kalojnë dimrin e katërt në konteinerë

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 12.01.2023, 19:33

Dhjetra familje po jetojnë ende në konteiner pas tërmetit që preku Shqipërinë më 26 nëntor 2019. Ndonëse qeveria propagandoi se banorët e mbetur pa shtëpi do të hyjnë sa më parë në banesat e reja, fal edhe fondeve të mbledhura nga Konferenca e donatorëve, në realitet kjo nuk ka ndodhur plotësisht.

Sipas një shkrimi të BIRN, 41 familje në këtë Lezhë po jetojnë ende në konteinerë. Për këto familje është dimri i katërt që jetojnë në kushte të vështira. Dikur puna edhe kishte filluar me hedhjen e themeleve, por më pas punëtorët ishin larguar. Kjo për shkak se firma e që mori përsipër banesat e reja, thotë se janë rritur kostot e ndërtimit.

“Shkak i kësaj situate është bërë rritja e kostos së ndërtimit, duke bërë që firma që ka fituar tenderin të tërhiqet. Fondi për këto banesa është 84 milionë lekë, por nuk mjafton sepse është rritur kosto e ndërtimit shumë. Duhet që të shtohet fondi dhe qeveria të dalë sërish me një vendim në bazë të projektin dhe preventivit që do bëhet”, tha nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, Ermal Pacaj për BIRN.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit