137 fluturime me charter, PS rrëzon nismën për komision hetimor ndaj Ramës

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 12.01.2023, 19:03

Edi Rama nuk do të hetohet për fluturimet që ka kryer me charter jashtë vendit. Socialistët rrëzuan të enjten në Konferencën e Kryetarëve një kërkesë për hetim parlamentar lidhur me shpenzimet e udhëtimeve me avion të kryeministrit.

Sipas të dhënave të publikuara nga disa deputetë, Rama harxhon më shumë se 22 milionë euro në vit për lëvizjet e tij me avion privat jashtë vendit. Kjo shifër cilësohet mjaft e lartë dhe ndaj kryeministrit u kërkua që të nisej një hetimi për të vërtetuar arsyet e udhëtimeve si dhe kostot e përfshira.

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i cilësoi kërkesat e opozitës “të pakufijshme”, por shtoi se mazhoranca po planifikonte të bënte ndryshime urgjente në ligjin për komisionet hetimore parlamentare si pasojë e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

Por përfaqësuesit e opozitës duket se kanë pritshmëri të ndryshme nga mazhoranca për ndryshimet e pritshme ligjore. Ata kanë kërkuar të shfrytëzojnë çdo të drejtë kushtetuese për hapjen e një hetimi por që socialistët e shumtë në numër, arrijnë të rrëzojnë me votë çdo nismë ligjore. Në këto kushte opozita është e pafuqishme dhe nuk ka fuqi që të vërë nën hetim kryeministrin, siç ndodh normalisht në çdo vend të Europës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit