Varianti i ri më ngjitës i covid zbulohet në Greqinë fqinje/ Do marrë masa shteti ynë?

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 12.01.2023, 18:19

Tashmë varianti i ri i covid, XBB 1.5 i njohur si "Kraken" është zbuluar edhe në Greqinë fqinje. Deri më tani janë identifikuar gjashtë raste. Konkretisht, tre incidente u zbuluan javën e kaluar, por tashmë raportohet se kanë lidhje me variantin në fjalë dhe sot po shtohen edhe tre të reja.

Shkencëtarët mbeten të shqetësuar për nënvariantin e ri Omicron XBB.1.5 "Kraken" të koronavirusit SARS-CoV-2, duke qenë se ai konsiderohet aq ngjitës sa rreziku i transmetimit është i lartë, edhe tek ata që tashmë janë të infektuar dhe të vaksinuar plotësisht.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se XBB.1.5 është "nënvarianti më ngjitës i identifikuar deri më tani". Është një version i mutuar i Omicron XBB, i cili u vu re për herë të parë në Indi gushtin e kaluar.

Tani që u zbulua në Greqi dhe duke ditur që në të dy vendet hyjnë dhe dalin shumë qytetarë, nuk dihet nëse shteti do të marei ndonjë masë për të pasur nën kontroll situatën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit