Madonna akuzohet për trafik e abuzim të miturish me ‘jetimoren e saj’

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 12.01.2023, 17:16

Një organizatë jo-qeveritare i ka kërkuar presidentit të Malauit, Lazarus Chakwera të hetojë akuzat për trafikim njerëzor dhe eksperimente sociale “homoseksuale e transgjinore” në lidhje me këngëtaren amerikane Madonna dhe grupin e saj të bamirësisë ‘Raising Malawi’.

Federata i kërkon presidentit Chakwera “të kufizojë hyrjen e saj dhe të bashkëpunëtorëve në Afrikë si dhe aksesin ndaj fëmijëve afrikanë prej akuzave të trafikimit të fëmijëve, shfrytëzimit seksual të tyre, skllavërinë seksuale mashtrimin dhe abuzimin me të dobëtit”.

Zyrtarët thonin se në këtë rast parimi i “pafajësisë deri në provimin e fajit” duhet të ruhet, edhe pse ka fakte të pamohueshme që e bëjnë Madonnan të papërshtatshme për të qenë pranë fëmijëve dhe aq më pak për t’i dhënë mundësi t’i influencojë ata.

Grupi pretendon se Madonna ka krijuar bamirësinë ‘Raising Malawi’ për të kryer “eksperimente sociale me fëmijë të dobët afrikanë,” me qëllim prodhim pornografie fëmijësh, imazheri fetare, brutalitet dhe pornografi vulgare”.

Peticioni sugjeron se Madonna ka përdorur fëmijën që ka adoptuar David Banda, “për eksperimente dhe shfrytëzim seksual.”

Mediat lokale theksonin foto të 17-vjeçarit të veshur me rroba femrash, makijazh dhe vathë, që janë publikuar në rrjetet sociale.

Grupi vendas thotë Madonna ka shfaqur foto të djalit të saj nga Malaui “në forma gjinore ekstreme” me fustane femrash dhe në poza seksualisht të qarta, edhe në prezencë të nënës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit