Bie nga ndërtesa një 15 vjeçar në Mitrovicë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.01.2023, 16:47

Një viktimë, rreth 15 vjeçar, ka rënë sot nga një ndërtesë në rrugën “Luan Haradinaj” në Mitrovicë.

Policia bën të ditur se viktima nuk iu ka mbijetuar lëndimeve të marra.

“Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit” ka deklaruar zëdhënësi i policisë, Avni Zaiti.

Me urdhër të prokurorisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë:

Sot, rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ” Luan Haradinaj”, në Mitrovicë, nga një ndërtesë ka rënë viktima rreth 15 vjeçar, ku si pasojë e lëndimeve viktima B.S., ka humbur jetën. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit