I dha rryshfet drejtorit dhe vartësve/ Zbardhet skema, Ilir Thana tërhiqte çdo ditë deri në 1 mln lekë

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 12.01.2023, 16:27

Ilir Thana, duke u hequr si pronar i një trualli dhe një magazine, ka arritur të marr rreth 400 mijë euro nga taksat e shqiptarëve. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj bashkë me drejtorin juridik të kësaj ministrie Fatmir Hoxhaj dhe përmbaruesi Alban Ruli firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 mln euro Thanës.

Nga pagesa e përfituar, Ilir Thana iu dha ryshfet 82 milionë lekë zyrtarëve. Mendohet se rryshfeti ndaj zyrtarëve do të vijonte, deri në thithjen e plotë të fondit prej 1.2 milionë euro.

Në dosjen hetimore rezulton se Ilir Thana ka bërë tërheqjen të shumta nga llogaria e motrës së tij, i pajisur me prokurë të posaçme duke bërë tërheqje thuajse çdo ditë nga shuma që varionin deri në 1 milion lekë të reja.

'Ilir Thana ka bërë tërheqje të shumta nga llogaria e motrës së tij, i pajisur me prokurë të posaçme duke bërë tërheqje thuajse çdo ditë të shumave që variojnë deri në 1 milion lekë të reja. Tërheqjet nga ky shtetas rezulton se janë kryer për periudhën 11.10.2022 deri në 14.12.2022.

Ka dyshime se veprimet e përmbaruesit të Ministrisë së Financave dhe personave të tjerë, kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga buxheti i shtetit deri në këtë fazë shumën 48.118.366 lekë dhe tentuar për të vjedhur pjesën e mbetur.', thuhet në dosje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit