Zjarri përfshin katin e dytë të një godinë banimi në Durrës, asfiksohet një person

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.01.2023, 16:09

Paditen e sotme në plazhin e Durrësit është përfshirë nga flakët një banesë. Zjarri ka rënë në katin e dytë të godinës, ndërsa janë evakuuar banorët e saj. Si pasojë e zjarrit, mësohet se një prej banorëve është dërguar në spital për shkak të asfiksisë. Ndërkohë forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 15:20, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. T., në lagjen nr. 13.

Si pasojë, është dëmtuar lehtë shtetasi F. T., 22 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit