Arsovska: Qyteti i Shkupit mundet edhe pa transportuesit privatë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.01.2023, 15:03

Transportuesit privatë në Shkup ende pa zgjidhje,Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot tha se qyteti mundet edhe pa transportuesit privatë.

Arsovska theksoi se të njejtit nuk janë paraqitur në shpalljen për marrjen e licencës për punë ndërsa paralajmëroi se qyteti do të furnizohet me autobusë të ri ekologjik.

“Qyteti i Shkupit mundet edhe pa transportuesit privatë. Po e organizojmë transportin publik, po bëjmë reforma në transportin publik, do të hyjmë në procedurë për furnizim me autobusë të ri, autobusë ekologjik, dicka që e mbështet edhe Këshilli i Qytetit të Shkupit për vitin e kaluar dhe me vetë atë që janë thirrur që të paraqiten në shpallje si transportues, personat juridik vendas dhe ta bejnë këtë punë, nese duan, me ndershmëri, ndërsa askush nuk është paraqitur, kjo flet shumë”, tha Arsovska.

E pyetur per arsyetimin e transportuesve, te cilet thone se nuk jane paraqitur ne shpallje për shkak se Qyteti i Shkupit u ka borxh, Arsovska tha se institucioni që drejton ajo nuk i ka borxh askujt.

“Qyteti i Shkupit nuk ka asnjë borxh, të kuptohemi. Qyteti i Shkupit jep leje për kryerje të transportit publik, këta persona e kane shkelur ate marreveshje, nese duan të punojnë me ndershmëri do të paraqiteshin”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit