Tirana ndër qytetet më të shtrenjta, varfëria është në rritje

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.01.2023, 15:04

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, vijon renditet si vendi më i shtrenjtë në Europë ku penalizohet nga çmimet e larta në raport me të ardhurat. Këtë e ka bërë të ditur edhe Agjencia e Brukselit, EurActiv ku tregon se Tirana është ndër qytetet më të shtrenjta për të jetuar në Ballkanin Perëndimor.

Në Ballkanin Perëndimor, Prishtina është një nga vendet më të lira për të jetuar, së bashku me Nishin në Serbi, Krajovën në Rumani dhe Tuzlën në Bosnje, teksa Tirana është qyteti i tretë më i shtrenjtë pas Budvës dhe Beogradit.

“Tirana është shumë e shtrenjtë për standardet lokale. Rritja e kostove dhe inflacioni në arrati kanë bërë që mijëra njerëz të shtyhen drejt pragut të varfërisë. Aktualisht, gjysma e popullsisë ose jeton në varfëri ose në rrezik të varfërisë”, shkruan EurActiv.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit