Britania e Madhe deporton 40 shtetas shqiptarë, “charter-i” i radhës javën tjetër

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.01.2023, 14:50

Janë deportuar nga Britania e Madhe 40 shtetas shqiptarë. Mësohet se një avion charter ka zbritur sot në aeroportin e Rinasit rreth orës 11:30.

Sipas "BW", shqiptarët e deportuar pas mbërritjes në Rinas janë marrë në pyetje nga Policia Kufitare. Pas përfundimit të procedurave ligjore, 40 shqiptarët janë pritur nga familjarët e tyre. Mes të deportuarve, ka shqiptarë që kanë punuar në të zezë në ndërtim por edhe të tjerë që janë dënuar për vepra penale. Pas kamerave ata janë shprehur të pakënaqur për trajtimin që shteti britanik iu ka bërë por dhe me deklratat e Sekretares së Brendshme Suella Braverman.

Ndërkohë raportohet se më datë 19 janar pritet të mbërrijë në Rinas edhe një tjetër charter me shqiptarë të deportuar nga Britania.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit