Luizi flet për mbështetjen në spital: M’u duk vetja si Ronaldo

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.01.2023, 14:42

Emri i tij dhe situata në BBVA po bën bujë kudo, teksa Luiz Ejlli ka folur për turmën e njerëzve që u mblodhën para spitalit ku u dërgua të bënte analizat. Duke treguar për fjalët që i kishin brohoritur mbështetësit e tij që të qëndrojë i fortë, Luizi tha se pasi doli nga spitali, i është dukur si Cristiano Ronaldo për një moment.

“Kishin shkuar përpara tek “Shefqet Ndroqi”. Donin të futeshin brenda në spital. “O Luiz jemi me ty, vazhdo rri i fortë…” Unë ngela, u mpiva krejt. M’u duk vetja si Cristiano Ronaldo", tha Luizi.

Kur doli nga BBV dhe iu drejtua QSUT ku kreu analizat, por edhe pasi mori përgjigjen e tyre pas 20 minutave, Luizi u prit nga një grup fansash ku brohorisnin emrin e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit