OBSH: Fëmijëve nuk duhet t’u jepen shurupe kundër kollës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.01.2023, 14:17

OBSH ka deklaruar se fëmijëve në Uzbekistan nuk duhet t’u jepen shurupe kundër kollës, të cilat prodhohen nga kompania me bazë në Noida, Marion Biotech. Sipas The HealthSite, kompania me bazë në Noida është vënë në qendër të vëmendjes pasi Uzbekistani pretendoi vdekjen e 18 fëmijëve për shkak të konsumit të shurupit të kollës të prodhuar prej tyre.

OBSH ngren alarmin për shurupet e kollës të prodhuara nga indianët ku thekson se ato janë nën standardin e duhur. "Produktet mjekësore nën standarde të prodhuara nga Marion Biotech, janë produkte që nuk përmbushin standardet ose specifikimet e cilësisë”. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka theksuar në mënyrë shumë specifike se shurupet e kollës të prodhuara nga kompania janë “nën standard”, teksa kanë specifikuar dy produkte në Uzbekistan si “nën standard” ose të kontaminuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit