Shoferi shqiptar në Igumenicë kapet me 35 kg marijuanë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.01.2023, 13:54

Policia greke ka arrestuar një shofer shqiptar pasi u kap me rreth 35 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Bëhet me dije se brenda në makinë, shqiptarit i janë gjetur dhe sekuestruar 32 pako që përmbanin 34 kg e 608 gram marijuanë, një sasi e vogël kokaine dhe 2 celularë.

Sakaq, operacioni është zhvilluar nga policia greke, ku është ndjekur një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër dhe është ndaluar në qytetin e Igumenicës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit