Publikohet foto e analizave të Luiz Ejllit, tregojnë se këngëtari ka probleme shëndetësore

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.01.2023, 13:22

Luiz Ejlli është kryefjalë e mediave rozë. Pasi i rrëfeu Kiarës se vuan nga një sëmundje e rrallë, më 10 janar, Luizi pas një bisede me Arbanën doli nga shtëpia e BB VIP për të bërë të gjitha analizat në QSUT dhe për pak minuta mjekët e spitalit shtetëror dolën në përfundimin se Luzi është mirë me shëndet. Pas kësaj, këngëtari u përfol nga disa duke u quajtur si gënjeshtar, teksa një pjesë tjetër e popullsisë, mendojnë që produksioni është fajtor për këtë situatë.

Kryefjala, ka siguruar një foto të fletës së analizave, shihet se ka dalë mbi normë dhe është neutrofile, shenjë që tregon sëmundje nga e cila mund të vuajë një person. Mjekë të cilët kanë parë këto përgjigje, konstatojnë se nuk janë aq të rregullta dhe se Luizi mund të vuajë nga ‘bronkiektazi' (sëmundje që prek muret e bronkeve, trash venat e gjakut dhe mushkëria bëhet më e predisponueshme për të marrë infeksion).

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit