Po luanin me letra por nisën të debatojnë, pas sherrit në lokal 62-vjeçari i shkoi në shtëpi të moshuarit në Devoll

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.01.2023, 12:03

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me tentativën e vrasjes të ndodhur ditën e djeshme në Devoll. Mësohet se një lojë me letra është bërë shkak për sherrin mes dy të moshuarve, njëri 62-vjeç dhe tjetri 73-vjeç.

Sipas dëshmisë së pronarit të lokalit ku ka nisur sherri, 62-vjeçari Vasil Babinis dhe 73-vjeçari Vasil Begolli ishin duke luajtur me letra kur kanë nisur të debatonin me njëri tjetrin.

Sipas Ervis Begollit, dy të moshuarit pavarësisht ndërhyrjes së personave të tjerë kanë vijuar debatin duke goditur e shtyrë njëri-tjetrin. Por sikur të mos mjaftonte kjo, konflikti ka vijuar në shtëpinë e 73-vjeçarit i cili është goditur me sëpatë në kokë nga 62-vjeçari.

Kemi ndërhyrë fillimisht për t’i qetësuar dhe të dy kanë vijuar lojën. Pas 30 minutash filluan debatin sërish duke u goditur dhe shtyrë me njëri tjetrin. Sërish ndërhymë duke i ndarë. Sot morëm vesh që konfikti ka vijuar në banesën e të plagosurit dhe na ka ardhur shumë keq. Të dy kishin pirë disa gota dhe ishin të dehur.

Kujtojmë se 62-vjeçari është arrestuar ndërkohë që 73-vjeçari është nisur drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit