Arrestohet në New York avokati shqiptar, kërkohej për mashtrim në Shqipëri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.01.2023, 11:11

Një avokat shqiptar është arrestuar në Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Avokati Gazmir Xhurxhi është arrestuar më 9 janar, jashtë rezidencës së tij në Brooklyn pasi kishte thyer afatin e vizës dhe në Shqipëri kërkohet për mashtrim.

Autoritetet e zyrave të emigracionit arrestuan Xhurxhin pa incidente më 9 janar. Më 3 tetor 2018, Doganat dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së e pranuan Xhurxhin në Shtetet e Bashkuara në Nju Jork si vizitor joemigrues me autorizim për të qëndruar në Shtetet e Bashkuara për një periudhë të përkohshme që nuk kalon 2 Prill 2019. Por Xhurxhi qëndroi në Shtetet e Bashkuara pas kësaj date pa autorizim.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar Xhurxhin për mashtrim e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, 8 maj 2019. Avokati Gazmir Xhurxhi akuzohet se i ka marrë 17 milion lekë klientit të tij H.D duke i dalë garant se do t’i dorëzonte në bankë pasi të negocionte për të shtyrë afatin e kredisë që klienti i tij kishte marrë.

Me të marrë paratë nga klienti, Xhurxhi e siguroi këtë të fundit se marrëveshja me bankën ishte arritur dhe se pas pagesës së 17 milion lekëve klienti nuk kishte për të paguar këste për një vit. Mashtrimin e avokatit klienti me iniciale H.D e ka kuptuar vetëm në momentin që Përmbarimi shkoi për ti marrë pronën e lënë për kolateral.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit