Punonjësja e kazinosë ende në spital, mediat keniane: Joy mund të jetë përdhunuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.01.2023, 09:52

Ditën e djeshme zyrtarë të qeverisë Keniane kanë vizituar 22-vjeçaren Joy Abongo e cila është dhunuar barbarisht mes 13 dhe 14 gushtit të këtij viti. Qeveria keniane dërgoi dy zyrtarë të lartë për të mbledhur më shumë informacion mbi atë që ndodhi në të vërtetë me Joy përpara se ajo të gjendej pa ndjenja pranë pallatit ku jetonte, si dhe të kontaktonin autoritetet lokale për të konstatuar gjendjen e saj dhe ecurinë e hetimeve.

Dy zyrtarët e qeverisë folën edhe me nënën e Joy-t, dhe mjekët në spital, më pas u takuan me detektivët e policisë lokale që trajtonin rastin e Joy-t, të cilët gjithashtu i çuan ata për të vizituar skenën e dyshuar të krimit ndërsa hetimi vazhdon. Deri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me rastin, pavarësisht se policia deklaron se është në kërkim të autorit.

mediat keniane thuhet se ka dyshime se 22-vjeçarja Joy mund të jetë përdhunuar, por kjo mund të vërtetohet vetëm në fund të hetimeve të policisë.

Qindra dashamirës nga Kenia dhe vende të tjera po dhurojnë para në GoFundMe që 22-vjeçarja të trajtohet jashtë Shqipërisë për një mjekim më të specializuar. Gjendja e 22-vjeçares keniane aktualisht është përmirësuar dhe nëse merr trajtimin e duhur mjekësor mund t'i kthehet jetës së mëparshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit