Anija e peshkimit pëson defekt në Vlorë, në bord kishte 3 persona

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.01.2023, 09:01

Një anije peshkimi ka pësuar avari gjatë natës në veri të derdhjes të lumit Seman. Mësohet se në orën 02:50, anija e peshkimit tip fllug me emrin MAKAJ 0624, me 3 persona në bord ka pësuar avari në sistemin elektrik të motorit. Duke mos mundur të lundrojë, anijes i është fikur motori dhe personat në bord kanë kërkuar ndihmë.

Anija e peshkimit ishte nisur nga port ii Vlorës për në Shëngjin. Aktualisht mjeti po lundron drejt Triportit të Vlorës dhe anëtarët e bordit janë të sigurtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit