Një burrë që u kap në kamera duke bërë seks me një grua në publik, në pamjet që u bënë virale globalisht u identifikua nga e dashura e tij.
Joe Firby, 23-vjeç, nga Gateshead, u afeksionua me Kelly Cousins, pasi takoi 35-vjeçaren në palestër dhe shkoi në një takim me të në qendër të qytetit të Liverpool.
Një video e çiftit në Sheshin e Koncerteve u postua në mediat sociale, duke përfshirë Instagram dhe Facebook, çka inicioi një hetim policor.
Firby u identifikua në pamjet nga e dashura e tij në atë kohë, ndërsa Cousins u identifikua nga punonjësja e saj sociale. Firby, i cili nuk ka asnjë dënim të mëparshëm, u paraqit sot për dënim në Gjykatën e Magjistraturës Sefton, pasi u deklarua fajtor për shkeljen e mirësjelljes publike në dhjetor.
Ai u dënua me punë në komunitet për 12 muaj dhe u urdhërua të kryente 120 orë punë pa pagesë. Ai gjithashtu duhet të paguajë 120 £ shpenzimet gjyqësore dhe një shtesë prej 114 £.
Cousins, një nënë e katër fëmijëve, gjithashtu u deklarua fajtore për veprën penale dhe iu dha një dënim me burg 10-javor në nëntor 2022.
Ajo u urdhërua gjithashtu të kryente 40 orë punë pa pagesë dhe 25 ditë aktiviteti rehabilitimi pranë Shërbimit të Provës.