Sulm me thikë në stacionin hekurudhor në qendër të Parisit/ 6 të plagosur, mes tyre edhe agresori

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 11.01.2023, 18:34

Të paktën gjashtë persona u plagosën, si pasojë e një sulmi në stacionin e trenit Gare Du Nord të Parisit, duke kufizuar hyrjen në një nga qendrat kryesore hekurudhore të kryeqytetit francez.

Një person filloi të sulmonte njerëzit me thikë në orën 6:42 të mëngjesit dhe u neutralizua një minutë më vonë, sipas ministrit të Brendshëm francez Gerald Darmanin. Personi u çarmatos nga oficerët e policies, të cilët në fakt kishin lënë detyrën dhe po shkonin në shtëpi.

Disa oficerë policie hapën zjarr, duke përfshirë një agjent sigurie që punonte për operatorin hekurudhor SNCF, tha policia dhe si pasojë sulmuesi u plagos.

Një zëdhënës i Prokurorisë së Parisit tha se gjashtë persona u plagosën, duke përfshirë një pjesëtar të policisë kufitare franceze. Një nga të plagosurit ndodhet në gjendje kritike për jetën. I dyshuari është gjithashtu në gjendje kritike, ndërsa motivi i sulmit me thikë nuk dihet ende.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit