Drogën e merrnin në Amerikën Qendrore dhe e shisnin në Itali, dalin emrat e 6 shqiptarëve të arrestuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.01.2023, 18:28

18 persona janë arrestuar ditën e djeshme nga autoritetet italiane pas një megaoperacioni ku u sekeustruan 47 kilogramë drogë që nëse do dilte në treg do kapte vlerën e 7 milionë eurove. Përveç italianëve e rumunëve mes personave të arrestuar janë edhe 6 shtetasit shqiptarë:

1- Renato Nikaj, 29-vjec banues në Sesto S. Giovanni

2-Florian Qemali, 40-vjec banues në Bagnolo Mella

3-Arian Rezi i njohur si Visi, 39-vjec nga Tirana

4-Edmir Demiraj i njohur si Edi, 39-vjec, banues në Shqipëri

5-Andi Shkurti, 42-vjec

6-Ilir Kuci, 50-vjeç lindur në Berat e banues në Milano

Të arrestuarit janë nën hetim pasi akuzohen për trafikim të paligjshëm të kokainës, hashashit dhe marijuanës. Grupi kriminal kishte lidhje me Amerikën Qendrore ku sillte kokainën deri në Antwerp të Belgjikës e më pas në Itali. Tre prej tyre akuzohen edhe për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje, në lidhje me të shtënat e ndodhura në Ibiza (Spanjë) në qershor 2021, ku u plagos rëndë një kuzhinier me origjinë nga Napoli.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit