“Rezervoni për të kaluar një orë të këndshme”, zbulohet qendra e prostitucionit që vëlla e motër menaxhonin në Astir

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.01.2023, 17:55

Dy femra janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi akuzohen për prostitucion në një qendër masazhesh. Mësohet se 28-vjeçarja Kristina Halili shfrytëzonte vajza për prostitucion në qendrën e masazheve në emër të vëllait të saj Kristos Halili. Vetë 28-vjeçarja ka rënë në pranga bashkë me një prej punonjëseve të saj D.L 20 vjeçe, e cila ushtronte prostitucion në këtë qendër masazhesh.

Mësohet se qendra e masazheve "Eden Massage Esthetic" ishte në zonën e Astirit dhe aty ushtrohej prostitucioni. Në ekstraktin e nxjerrë në QKR biznesi i cili menaxhohej nga Kristina dhe Kristos, thuhet se qendra përdorej për masazhe, depilime e trajtime fytyre.

Por në rrjetet sociale duket se reklamoheshin më tepër se këto shërbime. Kristina rekrutonte vajzat e reja, të cilat përdoreshin për prostitucion. Pagesat përkundrejt seksit varionin nga 3-15 mijë lekë në varësi të "shërbimit" që ofronin punonjëset.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit