“Anonymous” nuk ndalen: Heqin nga interneti mbi 40 webfaqe të qeverisë serbe

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.01.2023, 17:19

Grupi i hakerave "Anonymous", por jo vetëm vazhdojnë me sulmet kundër qeverisë serbe. Së fundmi hakerat kanë njoftuar se si pjesë e fushatës "OpSerbia", 40 webfaqe serbe janë hequr nga interneti në 72 orët e fundit.

#Anonymous dhe grupet e tjera të hakerëve kanë nisur sulme kibernetike ‘në shkallë të plotë’ në faqet e internetit të qeverisë serbe, si pjesë e fushatës #OpSerbia. Më shumë se 40 uebfaqe serbe janë hequr në 72 orët e fundit.

Kujtojmë që pak ditë më parë grupi i hakerave “theu” webfaqen e ushtrisë serbe. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Anonymous i dërgoi një mesazh presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, duke e quajtur fashist. Hakerat thonë se këto sulme ndaj Serbisë vijnë si kundërpërgjigje për tensionet në veri të Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit