Luiz Ejlli rrëfen si iku nga KESH: Më thanë s’të japim leje se na prish imazhin!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.01.2023, 16:01

Këngëtari Luiz Ejlli para se të bëhej pjesë e formatit televiziv ka punuar si specialist i nivelit të lartë në Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare me rrogë 1 Milion Lekë.

Ai ka folur pikërisht për këtë episod në shtëpinë e BBV para deklaratës kontradiktore që futi popullin shqiptar në dilemë.

Ejlli deklaron se KESH ka ndërruar mendje për dhënien e lejes gjatë kohës që ai do të ishte pjesëmarrës në BBV2 dhe e ka ritelefonuar për t’i thënë se nuk munden t’i japin leje nga frika se mund t’u prishë imazhin. Në atë moment këngëtari rrëfen se është larguar.

“Firmosa kontratën me Top-in dhe dy ditë para se me hy mrenë më marrin në telefon e më thonë nuk ta japim dot lejen se më thanë që “mund të na prishësh imazhin”.

Në ç’kuptim i thashë jua prish imazhin? Se mren mund të bësh naj budallallik, naj gomarllik, se mund të bëhesh problem dhe se kur të dalësh nga aty do vish në punë këtu dhe do thojnë “u ky që ka bo atë, punon në KESH. Dhe unë i thashë: OK s’po jua prish imazhin”,-deklaroi Ejlli para kamerave.

Pyetja që bie është: A ka qenë në dijeni drejtori i KESH Ergys Verdho për përdorimin që i bëhet personazheve në atë reality show për të shpërqëndruar vëmendjen nga vjedhjet e qeverisë?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit