Arrestohet shqiptari në Itali, fshehu drogën në krehërin e flokëve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.01.2023, 13:30

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar në Itali, pasi akuzohet për shpërndarje droge. 20-vjeçari shqiptar u kap konkretisht në Fidenza duke i dhënë doza droge një shtetasi tjetër, ndërsa të dy u ndaluan nga policia.

Policia ndaloi shqiptarin teksa hynte në një shtëpi aty pranë dhe një tjetër bllokoi blerësin duke gjetur dy doza kokainë. Shqiptarit iu gjetën 1200 euro cash të fshehura në xhaketë, ndërsa kontrolli i shtëpisë bëri të mundur sekuestrimin e parave të tjera dhe 15 gramë kokainë të ndarë në 27 doza të fshehura brenda një krëhër flokësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit