Aksident në Vlorë, makina përplas këmbësoren dhe largohet me shpejtësi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.01.2023, 12:28

Një aksident rrugor është regjistruar në Rrrugën ‘Ali Demi’ në Vlorë ku një mjet ende i paidentifikuat ka ka aksidentuar qytetaren me iniciale V.H 60-vjeç dhe është larguar nga vendi ingjarjes. Qytetarja ndohet në spital dhe po merr ndihmën e parë nga mjekët.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 09:40, në rrugën “Ali Demi”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasen V. H., rreth 60 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit