Luiz Ejlli: Mos më bëni të flas më, se po e dhj*s dhe po më vënë prangat sa të dal!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11.01.2023, 14:14

Luiz Ejlli vazhdon që të jetë në qendër të vëmendjes përsa i përket deklaratave të tij kontradiktore në Big Brother.

Pas bujës së madhe në spektakël dhe analizave 20-minutshe, ku doli se ai nuk vuante nga një sëmundje e rrallë, banorët i kanë kërkuar llogari Luizit.

Ata e kanë pyetur se pse nuk tregon për çfarë e ka bërë atë rreng në shtëpi , por ai ka habitur me deklaratën e tij.

“Nuk mund të flasë më shumë sepse mund të më vihen edhe prangat sapo të dal që këtu.” – është shprehur ai, teksa të gjithë nuk e kanë kuptuar së për çfarë e kanë fjalën.

Kejvina ka insistuar me pyetje, por ai vazhdon që të rrijë hermetik, pasi diçka fsheh, por nuk dihet se çfarë.

“Mos mbën me fol më sepse po e prish fare, kur të dal jashtë, po më vënë edhe prangat sa të dal nëse flas, meqë jam edhe jurist, sepse nuk bën me shkel ligjin.” – ka thënë ndër të tjera Luizi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit