Ish-i dashuri i partneres e qëlloi me armë zjarri, vritet 31- vjeçari shqiptar në Gjermani

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.01.2023, 11:25

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një 31-vjeçar shqiptar i Kosovës ka humbur jetën pasi u qëllua me armë nga ish i dashuri i partneres së tij. Ngjarja ka ndodhur në Freiburgu rreth orës 15:00 më datë 7 janar, para një banese në këtë zonë, teksa 31-vjeçari shqiptar ndërroi jetë në spital pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra

Autori i ngjarjes është një 29- vjeçar gjerman i cili shoqërohej nga një i afërm dhe ka shkuar në shtëpinë e ish-të dashurës së tij. Siç raportojnë mediat gjermane, ai ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka shtënë në drejtim të ish-partneres së tij dhe më pas është larguar, por plumbat kanë kapur 31-vjeçarin shqiptar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit