Arrestohet 24-vjeçari në Gjirokastër, po transportonte nëntë emigrantë në mënyrë të paligjshme

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.01.2023, 10:36

Policia ka arrestuar 24-vjeçar me inicialet A.P, pasi u kap në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 9 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, policia i ka bërë shenjë ndalimi automjetit tip furgon me drejtues shtetasin A. P., pasi kishin dyshime se po transportonte emigrantë të paligjshëm. 24-vjeçari nuk është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi, duke vënë në rrezik jetën e punonjësve të Policisë. Pas ndjekjes nga Policia, shtetasi A. P. u kap në vendin e quajtur “Gërhot", duke drejtuar automjetin tip furgon, me të cilin po transportonte nga Saranda në drejtim të Tiranës, 9 emigrantë nga vendet MENA, kundrejt shumës 200 euro për person.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Road Guard 53". U kap në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 9 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 24-vjeçari. Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, 1 aparat celular dhe një shumë parash. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja", të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Road Guard 53", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. P., 24 vjeç, banues në Sarandë. Shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip furgon me drejtues shtetasin A. P., pasi kishin dyshime se po transportonte emigrantë të paligjshëm. 24-vjeçari nuk është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi, duke vënë në rrezik jetën e punonjësve të Policisë. Pas ndjekjes nga Policia, shtetasi A. P. u kap në vendin e quajtur “Gërhot", duke drejtuar automjetin tip furgon, me të cilin po transportonte nga Saranda në drejtim të Tiranës, 9 emigrantë nga vendet MENA, kundrejt shumës 200 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit