Makina e parkuar/ Polici i merr patentën qytetarit, i vendos 180 mijë lekë gjobë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.01.2023, 08:33

Mbrëmjen e djeshme në redaksinë e JOQ Albania, një qytetar denoncoi Policinë Rrugore. Një polic i rrugores i ka marrë qytetarit patentën, ndonëse ai e kishte parkuar mjetin e tij. Siç shihet e dëgjohet në video, qytetari i kërkon policit shpjegime në lidhje me këtë veprim, teksa punonjësi i thotë që makina do të verifikohet. Sipas qytetarit, polici i ka vendosur gjobë për siguracion, dhe i ka bllokuar makinën. Ndërkohë gjoba për qytetarin që kishte parkuar makinën kap shifrën e 180 mijë lekëve. Në vijim video me denoncimin e plotë të qytetarit i cili kërkon llogari policit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit