Vranësira dhe kthjellime, si parashikohet moti sot

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.01.2023, 07:39

Dita e sotme parashikohet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime kryesisht në orët e pasdites. Përgjatë relieveve malore vranësirat pritet të pasohen nga reshje të dobta shiu dhe bore.
Era pritet të jetë nga verilindja-veriperëndimi me shejtësi mesatare 2-7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore -1 deri 5°C
në zona e ulëta 0 deri 13°C
në zona bregdetare 4 deri 13°C

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit