“Ça bëre me 50 mijë €, bleva një makinë”, përgjime të reja mes pastrueses Rozeta dhe djalit pas arrestimit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.01.2023, 23:35

Pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi kanë vjedhur më shumë se 500 mijë euro(para dhe sende me vlerë) në shtëpinë e Alda Klosit, drejtoreshës së ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Mbrëmjen e sotme, gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja rreth kësaj ngjarje por edhe përgjimeve që nxorrën zbuluar nënë e bir, për vjedhjen e bujshme.

Gazetarja ka deklaruar se 5 ditë pas ngjarjes, më 20 Dhjetor, Alda Klosi ka dhënë dorëheqjen nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe është larguar në SHBA.

Pasi është kthyer në janar, 2-3 ditë para se të mësohej ngjarja, ka verifikuar pronësinë e sendeve në polici, ka deklaruar humbjen e 120 mijë Eurove dhe 30 mijë Dollarëve.

Me tej gazetarja thotë se gjatë përgjimeve mes nënë e bir është zbuluar se ai ka blerë një makinë me paratë e marra nga ato që kishin.

Zonja Klosi ka thënë që “mua më kanë vjedhur 120 mijë Euro, 30 mijë Dollarë dhe bizhuteri”. Është marrë në pyetje pastruesja, Rozeta Dobi me të birin dhe ajo thotë “po, është e vërtetë, 120 mijë Euro unë i kam marrë te shtëpia e Alda Klosit sepse unë e urreja atë”. Dakord deri këtu. Të shtunën në darkë mes një përgjimi ambiental, nënë e bir kanë biseduar dhe mes të tjerave djali thotë “çfarë ke thënë ti për mu?”, e pyet nënën.

Në këtë moment është kuptuar dhe aty pastaj flitet, meqenëse unë e disponoj të gjithë përgjimin dhe e kam me dokument, nëna e pyet, thotë “pse tërhoqe aq shumë lekë nga llogaria?”. Nuk nënkuptohet, nuk dihet akoma nëse i ka marrë nga një llogari bankare sepse priten përgjigjet apo i ka marrë në atë thesin e madh që kishin në shtëpi. Ai thotë “sa mora unë, 50 mijë mora unë, 50 mijë Euro”. “Po ça bëre?”, “bleva makina” thotë ai. “Po mirë” thotë ajo, “unë do bëj çmos që të dalësh nga këtu”, pra është biseda që vijon mes nënë e bir.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit