Kirurgu ia del me sukses: I heq granatën e paplasur ushtarit ukrainas

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.01.2023, 23:10

Një kirurg i guximshëm në Ukrainë i ka shpëtuar jetën një ushtari pasi i ka hequr një granatë nga trupi pa e shpërthyer.

Pasi iu fut një granatë e paplasur në gjoks, një ushtari ukrainas iu desh një operacion për të hequr bombën, edhe pse ajo mund të kishte shpërthyer në çdo moment.

Kirurgu gjeneral-major Andriy Verba kreu operacionin. Arma në fjalë njihet si një granatë VOG, një predhë shpërthyese e krijuar për t'u shkrepur nga një granatëhedhës. Kjo bombë e veçantë u vendos në trupin e ushtarit ukrainas gjatë invazionit rus që ka nisur që prej shkurtit 2022.

Gjeneral-major Verba duhej të kryente procedurën kirurgjikale pa përdorimin e elektrokoagulimit, që është përdorimi i një rryme elektrike për të shkatërruar indet anormale dhe për të kontrolluar gjakderdhjen nga frika se mund të shpërthejë granata.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit