Dalin pamjet/ 36-vjeçari në Lezhë bën prova me kallash para se të niset për të ‘vrarë’ politikanët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.01.2023, 21:27

Antonio Leka është arrestuar ditën e djeshme pasi është kapur me arsenal armësh brenda në makinë. 36-vjeçari pas arrestimit deklaroi se ishte nisur për të vrarë politikanët pasi donte të zhdukte farën e tyre të keqe.

Së fundmi janë publikuar pamjet kur 36-vjeçari bën prova para se të niset “për të vrarë politikanët”. Në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si 36-vjeçari shfaqet pranë një makine tip “Audi” me jelek antiplumb dhe qeleshe, teksa përgatit armët.

Ajo që bie në sy është fakti se kjo përgatitje ndodh në një servis makinash në praninë e shumë personave por që asnjëri prej tyre nuk ndërmerr asnjë veprim fizik për ta ndaluar.

Kujtojmë se në momentin e arrestimit Antonios iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit