Vrau shqiptarin që po i prishte shtëpinë me ekskavator, 53-vjeçari italian: Po mbroja familjen

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.01.2023, 14:59

Është lënë i lirë nga Gjykata e Arezzo-s italiani Sandro Mugnai. Ky i fundit më 5 janar në mbrëmje vrau me pushkë fqinjin shqiptar Gëzim Dodoli. Eliminimi i shqiptarit u be pasi po prishte me ekskavator shtëpinë e tij.

Gjykatësi e ka lënë të lirë 53-vjeçarin duke argumentuar se nuk ka rrezik arratisje apo përsëritje të krimit. Vrasësi italian tha para gjyqtarëve se mbrojti familjen e tij që ishte në rrezik për jetën nga shembja e mundshme e çatisë së shtëpisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit