Policia ka arrestuar 3 shtetas për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë. Të prangosurit janë Erjon Lika, 41 vjeç, banues në Tiranë, Edmir Jaçe., 32 vjeç dhe Gazmir Ismailaj, 39 vjeç, të dy banues në Vlorë. Të tre u kapën në flagrancë, në Kamëz, gjatë tentativës për të përfituar përmes mashtrimit, shumën 13 000 euro, nga administratori i një subjekti privat.
Pas arrestimit të tyre, policia ka sekuestruar 142 000 euro. Në datën 7 janar 2023, këta shtetas kishin përfituar, po përmes mashtrimit, edhe shumën 12 000 euro. Gjatë operacionit policor të koduar “Subjekti”, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 10 100 euro, 50 000 lekë të rinj, 2 automjete të përdorura për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale, fatura transaksionesh, 6 celularë dhe sende të tjera.