Makina përfundon në ‘Shkumbin’, shoferi po udhëtonte vetëm

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 10.01.2023, 13:40

Një makinë ka përfunduar në lumin Shkumbin mesditën e kësaj të marte. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Murrashit, si pasojë e kushteve të motit dhe pakujdesisë.

Në momentin e aksidentit në automjet ka qenë vetëm shoferi. Ai është dëmtuar lehtë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se drejtuesi i mjetit po udhetonte me shpejtësi pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmë të forta frenuesi si dhe janë dëmtuar barrierat mbrojtëse.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:35, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në vendin e quajtur "Ura e Murrashit", shtetasi A. Sh., 48 vjeç, banues në fshatin Xibrakë, Elbasan, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve të marra, 48-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Librazhdit.

Grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit