Pasuria e Alda Klosit/ 2 apartamente në Shëngjin, tre në Tiranë dhe dy sipërfaqe trualli! Ku i gjeti?

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 10.01.2023, 13:28

Lajmi i këtyre ditëve nuk është fakti se një pastruse ka vjedhur para në shtëpinë e një ish-zyrtareje të qeverisë. Lajmi më i bujshëm ishte sesi një zyrtare mbante në kasafortë 500 mijë euro dhe bizhuteri jashtëzakonisht të çmuara. Të gjithë u kapën një moment pas pastures dhe djalit të saj, normalisht një veprim i dënueshëm, por "harruan" thesarin që fshihte Alda Klosi në banesën e saj.

Po si e ka vënë me rrogë shteti këtë pasuri kjo zyrtare? Kjo është pyetja që ka mbetur pa përgjigje, por që institucionet e drejtësisë kanë nisur të lëvizin gurët. Së fundmi, Prokuroria ka vendosur të hetojë pasurinë e Alda Klosit, ka e cila dukshëm ka dyshime se është vënë me para të pajustifikuara.

Nga të dhënat e Kadastrës rezulton se Klosi është pronare ose bashkëpronare e 7 pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe Shëngjin. Klosi rezulton pronare e dy apartamenteve në Shëngjin me sipërfaqe 94 m2 dhe dhe 42 m2, ku sipas të dhënave është bërë pronare e pasurive përmes kontratave të dhurimit. Nuk dihet se kush dhe në çfarë rrethanash dy apartamentet i janë dhuruar Klosit.

Gjithashtu ajo është bashkëpronare e tre apartamenteve në Tiranë me sipërfaqe, 47 m2, 54 m2 dhe 50.8 m2 në Tiranë. Nga të dhënat e Kadastrës, Klosi rezulton bashkëpronare edhe e dy sipërfaqeve trualli në Tiranë 216 m2 dhe 160 m2. Ajo ka në pronësi dhe një fuoristradë tip Toyota RAV4, e vitit 2013.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit