Nisma e “Ballkanit të Hapur” është një temë që po diskutohet nga shumë figura të njohur, të cilët disa e konsiderojnë si nismë me konkluzione pozitive e disa të tjerë tregohen skeptikë dhe kundër. Adward Joseph, ka mbajtur disa qëndrime shumë të forta kundër nismës së Ballkanit të Hapur. Joseph ka deklaruar disa herë se Vuçiçi po vepron njësoj si presidenti rus, Vladimir Putin. Joseph tha se qetësia në Kosovë do të zgjasë derisa Vuçiçi të vendosë se i duhet një krizë e re. Sipas tij, presidenti serb po manipulon Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.
“Aleksandër Vuçiç nuk ka dëshmi për t’i mbështetur këto akuza serioze sepse lidhje të tilla nuk ka dhe nuk ka pasur asnjëherë. Qëndrimet e mia janë produkt i dhjetëra viteve në terren në të gjitha konfliktet në Ballkan, përfshirë edhe vitet e luftës”, shkroi Joseph.