Zbardhen përgjmet që fundosën nënë e bir: Lekët atje lart te shtëpia do t’i nxjerr unë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.01.2023, 11:40

Dje, Gjykata e Tiranës la në burg Rozeta dhe Havier Dobin, nënë e bir që vodhën mbi 520 mijë euro. Sot janë publikuar përgjime të reja ambientale mes pastrueses Rozeta dhe djalit të saj, Havier Dobi. Audiopërgjimi nxjerr zbuluar nënë e bir lidhur me 400 mijë euro të fshehura në tubin e aspirimit në banesën e tyre.

Përgjimi:

Havieri: Çfarë ke thënë ti për mu

Nëna: Asgjë do rri unë këtu

(Nënkupton se do ta marrë ajo përsipër vjedhjen)

Havieri: Lekët atje lart te shtëpia do t’i nxjerr unë.

(Bazuar në këtë fjali është urdhëruar kontroll i dytë ku u gjetën paratë e tjera në tubin e aspirimit)

Më pas Rozeta kritikon të birin pse ka terhequr shumë para. Ai i pergjigjet kam terhequr vetë 50 mijë, duke nënkuptuar euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit