Kejvina i kërkon seks në një TV kombëtar, Bert Aliaj për të birin: Po i ushtron presion psikologjik!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.01.2023, 11:42

Në televizionet shqiptare ku nëpërmjet programeve të ndryshme që thithin audiencë, po promovohen haptazi antivlera.

Skena të shthurura, debate me fjalë fyese e kërkesa publikisht për seks janë ato çfarë përcillen në sytë e shikuesve.

Në lidhje me eksperiencën në BBV të të birit Kristit ka reaguar edhe Robert Aliaj.

Artisti ka deklaruar se atij po i bëhet presion psikologjik nga modelja Kejvina Kthella e cila ditët e fundit e ka ngacmuar duke i kërkuar të flenë bashkë në një shtrat.

“Kristi është vënë në pozitë të vështirë është shumë e vërtetë. Një provokim shumë i rëndë, nëse një djalë do ia bënte këtë një vajze e do i kërkonte publikisht me imponim që unë do fle me ty patjeter, ju nuk e kuptoni që në kokën e një djali është një presion psikologjik që mund të ketë e pasoja te ai djalë nëse ai nuk do reagojë. Unë vura re përballjen brilante që bëri Kristi atje.”- deklaroi Roberti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit