U kap në një ‘shtëpi bari’, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Angli

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.01.2023, 11:07

Policia angleze ka arrestuar një shqiptar të akuzuar për rritjen e kanabisi në një banesë me vlerë mijëra paund në Alfreton. Gjatë kontrollit në shtëpinë e barit ku ai kujdesej për drogën, shqiptarit iu gjetën rreth 44 bimë që kapin një vlerë prej 16,500 £ , ndërsa e tharë vlera e saj shkon në rreth 21,000 £.

Shqiptari është 31-vjeçari Lavdim Jukupi i cili u arrestua gjatë përpjekjes së tij për t’i shpëtuar prangave të policisë, teksa është akuzuar për kultivim të kanabisit, ndërsa ndaj tij pritet të vendoset edhe masa.

Rritja e kanabisit përbën një rrezik vërtet serioz për komunitetet tona dhe unë dua të falënderoj ata që dolën përpara me informacionin në lidhje me këtë rritje. Siç ndodh shpesh, furnizimi me energji elektrike për të ushqyer medikamentet në rritje ishte ngatërruar dhe, pasi u kontrollua nga një specialist, u zbulua se ishte një rrezik shumë serioz zjarri. Nëse jeni të shqetësuar se kriminelët mund të veprojnë në zonën tuaj, atëherë mund të kontaktoni forcën, në konfidencë, në çdo kohë", tha rreshteri James Bowler, i cili drejton ekipin e policisë lokale në Alfreton.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit