Arrestohet “hajduti” serial në Elbasan, për 6 ditë ka kryer 4 vjedhje

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.01.2023, 09:48

Policia ka arrestuar sot 30-vjeçarin nga Elbasani Emiliano Sinani. Këtij të fundit iu bë arrstim në flgrancë për veprat penale vjedhje dhe sigurim mjetesh për vjedhje. Bëhet me dije se ky qytetar dyshohet ka kryer më shumë se një vjedhje vetem në një afat kohor shumë të shkurtër.

Njoftimi i Policisë:

Sekuestrohet një mjet (kaçavidë) që i arrestuari dyshohet se e ka përdoruar për të realizuar vjedhjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së kallëzimit nga administratori i një dyqani, për vjedhjen e disa produkteve në dyqanin e tij, kanë organizuar punën për zbardhjen e vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në vijim të veprimeve hetimore, në kuadër të operacionit “Përsëritësi”, bazuar dhe në inteligjencën informative, u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”, i shtetasit:

Emiljano Sinani., 30 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka kryer disa vjedhje, në qytetin e Elbasanit, konkretisht:

-Më datë 09.01.2023, gjatë natës, dyshohet se ka vjedhur produkte ushqimore, në një dyqan;

-Më datë 08.01.2023, dyshohet se ka vjedhur vegla pune, në një dyqan, në lagjen “Partizani”;

-Po më datë 08.01.2023, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, dyshohet se ka vjedhur baterinë e një makine;

-Më datë 04.01.2023, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe steka cigaresh, në një dyqan, në lagjen “Skënderbej”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit