Shqipëri/ Nga 4500 aborte në vit, 105 raste nga adoleshentet e moshës 14-19 vjeç

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.01.2023, 07:10

Lindjet kanë ardhur në ulje nga vitit në vit. Sipas të dhënave të ISHP-së mesatarisht në një vit kryhen rreth 5 mijë aborte. Raporti lindje/abort ka arritur në 6.2:1, që nënkupton se në vendin tonë afërsisht në 6 lindje kryhet 1 abort. Në krahasim me 2016 që ishte 5.9:1 ky raport është rritur për shkak të uljes më të ndjeshme të lindjeve, nga 31 mijë në 28 mijë lindje.

Sipas ISHP, për Klan Tv, rreth 2.9 % e aborteve në total, kryhen në moshën 14-19 vjeç, nga 5.1% që ishte në 2016. Sipas të dhënave të ISHP-së nga 220 aborte tek adoleshentet në 2016, në 2020 janë regjistruar 105 aborte tek të miturat. Shumica e aborteve në vendin tonë kryhen në moshë të re, rreth 66% e tyre kryhen nga gra të moshës 20-34 vjeç. Sipas analizës së skedave të aborteve, vihet re një rritje e ndërprerjeve të shtatzënisë nga gratë beqare pasi nga 5.7% që ishte në 2026, u rrit në 8.3% në 2020, por dominojnë gratë e martuara me rreth 91%.

Trendi i aborteve të kryera në vite, nxjerr në pah se gjithnjë e më tepër abortet kryhen kryesisht nga femrat të cilat nuk janë të punësuara dhe të siguruara. Për vitin 2020 abortet e kryera nga femrat e papuna zënë rreth 65 % të aborteve. Ndër qarqet me nivel më të lartë të abortit është Vlora (283 aborte për 1000 lindje), Fieri (194.8) dhe Beratin (194.7) e më pas Tiranën (186 aborte për 1000 lindje).

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit